Shqipëria ndihmon Kosovën me rrymë për dy ditët e Vitit të Ri, reagon Rizvanolli

Aktuale

Shqipëria ndihmon Kosovën me rrymë për dy ditët e Vitit të Ri, reagon Rizvanolli

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 19:11
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar për ndihmën që Shqipëria do t’ia ofrojë Kosovës rreth energjisë elektrike.

Rizvanolli nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit.

“Dy ditët e ndërrimit të viteve kanë simbolikë të veçantë, se përfaqësojnë fillim të ri e është koha që ndajmë me më të afërmit.

Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat