Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksionit të fundit në veri, ka thënë se, ka pasur rrjedhje të informacioneve.
Edhe muaj më parë kur është kryer një aksion i ngjashëm në veri, ka pasur gjithashtu rrjedhje të informacioneve.
Pas këtyre deklaratave të ministri, ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se në Policinë e Kosovës, nuk është vetëm një spiun por ka qindra të tillë.
Miftari kërkon që të pastrohet Policia e Kosovës nga agjentët serbë por edhe nga shumë individë të tjerë shqiptarë.
Postimi i plotë:
Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla po thotë se kemi një spiun në Policinë e Kosovës kur po është çështja te arrestimet e të dyshuarve në veri.
Unë po i tham ish shokut tonë, dikur kur i kishte flokët e zeza (tani u zbardh krejt) se jo një spiun, por ka qindra e qindra, ndoshta me mijëra spiuna në Policinë e Kosovës duke filluar nga spiunat e Beogradit (BIA-së shumica janë policë serbë, por ka edhe disa zyrtarë shqiptarë sikur ishte dikur rasti i fshefur i Col Osman Muses që punote direkt për UDB-në për Beogradin) deri te spiunat politik të PDK, SHIK-ut, të LDK, të AAK... çdo partie apo çdo grupi kriminal, politikanë i korruptuar apo deri te fajdexhinjt.... kanë spiunat dhe njerëz të vet në Policinë e Kosovës, në Prokurori, në Gjyqësi, në AKI dhe në shtypin, mediat publike...!
Ministër përmirësohu se gabim e ki, por pastrone policinë e Kosovës... nga të qenit spiun i dikujt tjetër, pos të qenit, spi un" i ligjit i shtetit të Kosovës!