“KEK pa KEDS”

Aktuale

“KEK pa KEDS”

Nga: A.M. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 22:29
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në Kosovë.

Deputetët kanë votuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.

Pas këtij miratimi të Kuvendit të Kosovës është bërë i ligjshëm edhe reduktimi i energjisë.

Ndërkaq, qytetarët vazhdojnë që të protestojnë kundër ndaljes së energjisë elektrike. Nga ata që kanë kërkuar edhe anulimin e kontratës me KEDS-in.

Por, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani shprehet për “Bota sot” se nuk mund të anulohet kontrata me KEDS-in, pasi që mund të jetë rrezik nëse KEK mund të furnizojë me rrymë.

“Me siguri se jo, po të ishte si më herët kur nuk ishte KEDS kishte dështuar të furnizoj vendin me rrymë

mund të nacionalizohet. Por rreziku është i mos aftësisë për të gjet rrymë dhe për  të mos pas efikasitet në furnizim.

Pra kush garanton, se a mund të prodhojë KEK pa KEDS rrymë?

Besimi i humbur në KEK, ka shtyrë që të vije KEDS-i”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat