Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Aktuale

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:02
Albin Kurti

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti takimin e radhës, të fundit për këtë vit, njoftoi qeveria.

Sipas njoftimit të qeverisë, në takim u diskutua për çështje të ndërlidhura me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha qeveria në një komunikatë për media.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet nga kryeministrii, zëvendëkryeministrat, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Ministri i Ekonomisë dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete.

Qeveria, në njoftimin për media, tha se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë publike dhe sundimin e ligjit në “tërë territorin e Republikës së Kosovës”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat