Kurti kujton 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë në Prekaz – këto janë fjalët e tij për Shaban Jasharin

Aktuale

Kurti kujton 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë në Prekaz – këto janë fjalët e tij për Shaban Jasharin

Nga: N. Sh. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Shaban, Adem dhe Hamëz Jashari

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz.

Kurti përmes një shkrimi në facebook, thotë se, Shaban Jashari me dy djemtë e tij, dhe me nxënësit e tij dhe me bujqit e tij më të ngushtë 30 vite më parë shprehte vetëdijes më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij

Postimi i plotë:

Në 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz

Kultivon tokën, ai njeri që e di se do të jetoj gjatë në marrëdhënie me tokën. Ai i dha tokës, toka i dha atij. Mes tokës dhe njeriut vendoset një besim afatgjatë

Kultivon nxënësin, ai njeri që e di se dija do t’i duhet njeriut, për të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që i duhet jeta. Mes mësuesit dhe nxënësit vendoset lidhja e një populli me dijen. 

Kultivon fëmijën e vet, ai njeri që e di se çka ka marrë prej së shkuarës duhet ta mbrujë në të ardhmen e vet. Një prind që e njeh të shkuarën e vet si dheun e një njerëzie dhe të vërtete, e përçon mandej në dejet e së ardhmes bashkë me gjakun.

Ky është Shaban Jashari. Baca Shaban, bashkë me djemtë e tij, me nxënësit e tij më të përditshëm, me bujqit e tij më të ngushtë, më 30 dhjetor të vitit 1991, 30 vite më parë, shprehte vetëdijen më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij. Trashëgimia e këtij bujku, mësuesi dhe prindi të shkëlqyer është e përjetshme, e pavdekshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat