Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Kurti ka shkruar në Twitter se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.
“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike.
Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.