“Qeveria Kurti e përgatitur për virusin Omicron”

Aktuale

“Qeveria Kurti e përgatitur për virusin Omicron”

Nga: M.H. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Virusi Omicron tashmë ka përfshirë edhe Kosovën.

Pasojat dhe jetëgjatësia e tij në vendin tonë po vazhdon të diskutohet, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo se sa është e përgatitur Kosova për këtë virus, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Bajrami.

Ai thotë që qeveria e Kurti po vazhdon të mbajë premtimet e dhëna dhe se jemi të sigurt se do ja dalim edhe me virusin Omicron.

Qeveria Kurti pati premtuar që deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% të popullatës dhe se kjo shifër është arritë para 1 jave, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë në Ballkan për imunizim të masës. Sigurisht një shifër e tillë na bënë më të sigurt në raport me versionin e ri të Omicron”, u shpreh Bajrami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat