Mërgimtari Nezir Mehmetaj po mbahet padrejtësisht në burgjet e Serbisë.
Kjo pasi ishte arrestuar në në Merdarë nga autoritetet serbe para dy viteve.
Ai po akuzohet për krime lufte nga Serbia.
Ndërkaq, vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj ka thënë për “Bota sot”, se kanë kërkuar ndihëm nga institucionet e Kosovës.
“Deri më tani nuk kemi lënë institucion pa kontaktuar me qëllim që të gjejmë përkrahje, pasi që i akuzuari në këtë rast është shtetas i Republikës së Kosovës dhe duke ju sqaruar në detaje rastin në mënyrën më të sinqertë, përgjigjet ishin se “na vije keq për atë së çfarë i ka ndodhur vëllait tuaj, por nuk mundemi neve si institucione të bëjmë diçka”, përgjigje këto absurde, fatkeqësisht kuptimi i fjalës shtet nuk vlen kur kemi të bëjmë me Serbinë”, ka thënë Mehmetaj për “Bota sot”.