Shqiptarët për herë të dytë, pas shumë vitesh po e presin një Vit të Ri më të qetë.
Figura kyçe e njeriut që deshi ta copëtonte Kosovën, sipas një projeksioni- agjende të deklaruar së paku në vitin 2011 nga Ivica Daçiq, Hashim Thaçi, nuk është më në krye të shtetit, as në politikë.
Kanë mbetur ende problematike, disa lidhje të tij, me disa figura në Kosovë, dhe vazhdon të mbetet problematike figura e Edi Ramës, i cili duket se zyrtarisht në Nish, në një marrëveshje të fshehtë, afër bazës ruse, (e mbase edhe brenda bazës ruse – kush e di mund ta ketë vizituar Rama, si ruso-nostalgjikë diskret) me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiqin.
Udhëtimi misterioz
Këtë mundësi për takime sekrete e mbështesin edhe informacione të tjera delikate.
Gjithashtu një udhëtim jo imagjinar, por i përfolur, se edhe Edi Rama mund të ketë udhëtuar me një grup politikanësh dhe mbështetësish të projekteve ruso-serbe, drejt Rusisë, me një aeroplan të vogël.
Takimet me rusë dhe me Putinin nuk janë më imagjinare.
Ato publikisht i filloi ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe madje dolën me dhjetëra fotografi, për të dëshmuar vërtetësinë e takimeve sy me sy, dhe pranë njëri-tjetrit në një konferencë ndërkombëtare.
Këtë projekt ende po mundohen ta mbajnë të gjallë nëpërmjet mediave, disa politikanë mbështetës të Thaçit, dhe gazetarë si Baton Haxhiu, dhe disa media, që tashmë besohet se janë të ndikuara nga financat apo paratë ruse.
Edhe “Ballkani i hapur” duket se mund të jetë motivuar pjesërisht edhe nga kjo ide, e rindarjes së Kosovës, pas copëtimeve të territoreve të saj homogjene shqiptare.
Edhe shumë nga mbështetësit e tij, janë po ata që e mbështesnin ndarjen e Kosovës, për llogari të Serbisë.
Dyshohet se në këtë projekt ka pasur një investim të madh nga Rusia dhe Serbia, dhe pjesërisht nga shqiptarët që mbështesnin Hashim Thaçin.
Serbia do ta merrte veriun dhe Kosova do të zhbëhej!
Madje ende ka që mundohen ta paraqesin si zgjidhje të duhur, dhe të pashmangshme, duke e kënaqur Serbinë e pakënaqur.
Së fundi, edhe njëherë shqiptarëve mashtrues, që pretendojnë se kanë të drejtë ta pranojnë atë projekt, po ua risjellim, informacionet e dhëna gjatë një debati, njëri prej të cilëve udhëheqës i Republikës serb në Bosnje, sipas të cilit, me Bajdenin morën fund agjendat serbe në Ballkan, ndërsa pjesëmarrësi tjetër afirmon ekzistencën e projektit serb, me të cilin Serbia do ta merrte veriun e Kosovës.
Milorad Dodik në një debat televiziv në “TV Prva” me gazetarin Ostojiq ka deklaruar, siç i referohen disa media, ka deklaruar se Amerika me Trampin ishte ndryshe, dhe se hapur i përkrahnin agjendat e Serbisë, “siç është dëshmuar nga njerëzit e Trumpit që i përkrahnin ashiqare agjendat tona të drejta dhe legjitime”, ka thënë Dodik.
Ai është ankuar se administrata e Bajdenit po e kthen politikën e jashtme amerikane aty ku e kishte lënë Bill Clinton, që i kishte bombarduar caqet serbe në Bosnjë dhe në Serbi e Kosovë.
Atë që e thotë Dodik, për rrezikun që kishte Kosova që të realizohej agjenda serbe e plotëson gazetari Ostojiq, i cili në debat ishte kundërshtar i Dodikut, që e portretizon si antiperëndimorë, fashistë etj.
“Është e vërtetë që sikur të rizgjidhej Trump Kosova nuk do të ekzistonte më si shtet, sepse veriu do t’i takonte Serbisë, ndërsa pjesa e mbetur do t’i bashkangjitej Shqipërisë.
Vuçiq në fakt e dëshironte një përkufizim përfundimtar me shqiptarët”, thotë gazetari serb Ostojiç.
Derisa Dodik këtë e quan agjendë të tyre (serbe), unë e kuptojë si agjendë serbo-ruse!
Qeveria Hoti, fatkeqësisht u krijua me qëllim të përmbushjes së projektit antishqiptar, Vuçiq-Thaçi-Rama. Se cili ka qenë roli i vetë Hotit, mbetet të argumentohet edhe në të ardhmen!
Por, SHBA-të, projektuesja e shtetit të Kosovë, iu dha fund lobimeve antiKosovë, duke e mbështetur arrestimin e Hashim Thaçit nga gjykata speciale.
Lufta për ta liruar Hashim Thaçin nga Haga është edhe luftë, për ta rikthyer në agjendë projektin për ndarjen e Kosovës!
Një agjendë e humbur njëherë, vështirë se mund të rigjindet në tryezë bisedimesh.
Shqiptarët e kanë kuptuar më shumë politikën dhe diplomacinë, vështirë se edhe njëherë do të pranojnë të hyjnë në lidhjen ruse.
Përmbysja e agjendës serbo-ruse
Por, me ardhjen e presidencës Bajden, fati i Kosovës, siç kam parashikuar edhe para zgjedhjeve në SHBA dhe pas tyre, do të ndryshonte përgjithmonë.
Projekti për ndarjen e Kosovës do të vdiste, ndërsa palët bashkëpunuese do të mund të goditen.
Goditja do t’ju vije, sepse që të dyja palët, përveç bashkëpunimit mes tyre, kanë bashkëpunuar, dhe disa ende bashkëpunojnë me Rusinë dhe Putinin personalisht!
Edhe vetë presidenti i Serbisë tashmë e ka pranuar se agjenda është përmbysur, pasi ambasadori i ri amerikan, e ka njoftuar me një agjendë të trepikëshe të SHBA-ve në Ballkan. Ambasadori i ri atje është Kristofer Hill, një mik i shqiptarëve dhe personalisht i ish-presidentit Rugova.
Sipas tij, Hill i ka shtruar tri çështje kryesore, që duhet t’i respektojë Serbia që përmban tri çështje kryesore, që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, që “Republika Serbe” të mbetet një entitet brenda Bosnjës, dhe që SHBA-ja t’i mbikëqyrë zgjedhjet lokale që do të mbahen në prill në Serbi. Natyrisht se Vuçiqi, për sa i përket njohjes së Kosovës ka vazhduar me të njëjtën retorikë, “kurrë s’e njohim”!