KEDS alarmon natën e vitit të ri: Kujdes, po shpenzoni shumë

Aktuale

KEDS alarmon natën e vitit të ri: Kujdes, po shpenzoni shumë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

KEDS ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta kursejnë atë, pasi sipas tyre po shpenzohet shumë.

Përmes një postimi KEDS njofton se ekipet e tyre janë mobilizuar në secilin distriktin për të intervenuar në kohën më të shpejtë të mundshme në rast nevoje derisa nga Qendra Dispeçerike po përcjellet e tërë infrastruktura energjetike përmes sistemeve më të avancuara.

Njoftimi i plote:

Të shfrytëzohet sa më racionalisht energjia elektrike në mënyrë që ta kalojmë ndërrimin e motmoteve pa ndërprerje të energjisë elektrike.
Në orët e pasdites së sotme, konsumi i energjisë elektrike është rritur dukshëm dhe ky trend është duke vazhduar edhe në këto momente. Në mënyrë që të parandalohen mbingarkesat në rrjet, KEDS bën përsëri apel që të kursehet energjia elektrike aty ku mundet dhe të shfrytëzohet sa më racionalisht.
Ekipet tona janë mobilizuar në secilin distriktin për të intervenuar në kohën më të shpejtë të mundshme në rast nevoje derisa nga Qendra Dispeçerike po përcjellet e tërë infrastruktura energjetike përmes sistemeve më të avancuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat