Bexhet Xheladini: Do të bashkëpunoj me PDK-në

Aktuale

Bexhet Xheladini: Do të bashkëpunoj me PDK-në

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:38
Bexhet Xheladini

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka deklaruar se nuk e ka ndërmend t’i hakmerret PDK-së, siç thotë ai pavarësisht manipulimeve që kjo e fundit ka bërë gjatë gjithë procesit.

“Unë do të bashkëpunojë me PDK-në. Populli mua nuk më ka votuar me u hakmarrë, por më ka votuar që të bëj një ndryshim dhe këtë ndryshim do ta bëjmë ne bashkë me VV-në dhe me partitë tjera të pakicave dhe do ta instalojmë një pushtet demokratik, një pushtet ligjor, një pushtet i cili do ta ketë për bazë zhvillimin ekonomik dhe korrupsioni gjatë qeverisjes tonë do të jetë në nivelin zero”, ka thënë ai.

Rezultatet përfundimtare për të parin e Komunës së Dragashit u shpallën më 16 dhjetor.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka fituar 6,192 vota, apo 51.16%, 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, apo 48.84%).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat