Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar pas zyrtarizimit të anëtarësimit të Shqipërisë, me mandat dy vjeçar si anëtare jo e përhershme në OKB.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot Kosovës në OKB i shtohet një krah tjetër.
“Ditë e re nafake e re, nga sot Kosovës i shtohet një krah tjetër, Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organi më i lartë në botë për adresimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Urime !!!!”, shkruan Pacolli.