1 i vdekur nga Covid në Kosovë, rritet numri i rasteve pozitive

Aktuale

1 i vdekur nga Covid në Kosovë, rritet numri i rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:57
Ilustrim

01 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës.

Deri më sot 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.482 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048.

Në total numri i rasteve aktive është 492.

Të dhënat e detajuara mund t;i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat