Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot mbush 71 vjet, e këtë ditë të veçantë ai sot e pret larg familjes e atdheut të tij.
Por, një urim prekës për këtë ditë të veçantë, ia bëri vajza e tij, Gresa.
“Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.” ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme
Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.
Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.
Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.
Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.
Me dashuri dhe mall pa fund,
Gresa jote