Shifra shqetësuese: 69 raste të dhunimit seksual brenda vitit 2021 në Kosovë

Aktuale

Shifra shqetësuese: 69 raste të dhunimit seksual brenda vitit 2021 në Kosovë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:04
Ilustrim

Gjithsej 69 raste të dhunimit kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2021.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes disa të dhënave.

Veç kësaj, janë shënuar katër tentativa për dhunim.

Ndërsa, numri i rasteve të ngacmimit seksual gjatë këtij viti arriti në 19.

Kohëve të fundit, në raportin e Policisë së Kosovës janë vërejtur shumë raste të dhunimit.

Shifrat e shënuara gjatë viteve të fundit të kësaj vepre penale, konsiderohen shumë shqetësuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat