Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
MSH përmes një postimi në facebook ka shkruar se marrja e dozës përforcuese kundër koronavirusit do të thotë më shumë mbrojtje nga infekstimi dhe përhapja e COVID-19.
“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, apelon Ministria e Shëndetësisë.