Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar vetëm 29 raste të reja të infektuara me këtë virus, përcjell "Bota sot".
Njoftimi i plotë
02 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060
Në total numri i rasteve aktive është 509.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni këtu.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!