Një burrë rreth të 45 ishte burgosur në korrik të vitit 1998, në fshatin Loznicë, vetëm pak kilometra nga fshati Kleçkë, ku ndodhej edhe Shtabi i UÇK-së, i Zonës.
Ai ishte nga fshati Guncat i Malishevës. Si shumë burra të tjerë edhe ai ishte marr në shtëpi nga persona të uniformuar me emblemë të UÇK-së.
Azem Stoliqi do të keqtrajtohej rëndë, do të përjetonte makthin e vërtetë jetë/vdekje/, por do të mbijetonte. Por, vetëm për disa muaj.
Motivet nuk diheshin as atëherë, se pse u arrestua, por etiketimi nuk mungonte. Strategjia ishte e qartë, së pari njollosja, dhe pastaj arrestimi, në fund ekzekutimi, nëse fati nuk vendoste ndryshe.
Disa të arrestuar keqtrajtoheshin dhe mbaheshin lidhur në ahur
Ai ishte dërguar me disa të tjerë në një shtëpi, ku mbaheshin disa nga të arrestuarit, ndërsa po në shtallën e asaj shtëoi ishte edhe nja ahur ku mbaheshin të arrestuarit e tjerë, disa nga të cilët do të mbijetonin, qoftë pse dikush do t’ju ndihmonte të liroheshin, qoftë sepse dikush mund të shpëtonte në saje të ndonjë ndërhyrje nga jashtë, tek ata që merrnin vendime për ekzekutim.
Fshati Luzhnicë ndodhet në afërsi të Suharekës, dhe ishte nën të njëjtën komandë të Zonës Operative të Pashtrikut, ku ishte komandant Fatmir Limaj.
Një shtab ndodhej në dy shtëpi në fshatin Luzhnicë, ku në një shtpi të shtabit po mbahej babai i tij, Luani ishte vetëm 14 vjet, djali i viktimës Azemit. Atëherë si 14 vjeçar nuk i mban mirë mend detajet, dhe nuk e dinë saktë se si ndodhën ngjarjet. Por, përveç disa interesimeve nga hetuesit e huaj, si të EULEX-it, nuk është nisur asnjë proces për zbulimin e të vërtetës së vrasjeve, përkatësisht dënimin e autorëve për babain e tij.
“Këta djem e kanë po të njëjtën vuajtje që nga shtatori i vitit 1998, siç e kishim edhe ne, ndoshta këta edhe ma të vështirë sepse sot e asaj dite kurrë më nuk u gjetën prindërit e tyre”, shkruan Zenel Përteshi, në legjende e nëj fotografie, duke shenjuar në nejën mes kushërinj, se nuk i kanë harruar familjarët e tyre të vrarë padrejtësisht.
Asnjë medium dhe asnjë gazetar nuk ka shkruar për këto dy vrasje deri më sot.
Kidnapimi i parë
Azemi u kidnapua rreth datës 28 qershor 1998 dhe u transferu në Shtabin e Luzhnicës, ku është keqtrajtuar shumë rëndë fizikisht.
Ai do të lirohej pas një jave, edhe pse nuk dihet se në çfarë rrethanash arriti të dal nga arresti.
Azemi i kishte treguar djalit të tij që me Xhemajlin dhe Sejdin janë liruar bashkë dhe se i kishin “pru deri te livadhet e Bllacës”.
Sipas dëshmisë, aty i kishin dërguar dy ushtarë të UÇK-së me mjekra të gjata, të njohur për familjen emrat e tyre.
Por, si duket qëndrimi i gjatë pesëditor në arrest, e kishte kthyer në dëshmitar të ngjarjeve të rënda.
Kështu sipas pohimeve të familjes Stoliqi, për familjen Perteshi, babai i tyre e kishte parë të vdekur babain e vëllezërve Perteshi, dhe kështu ai ishte kthyer në dëshmitarë të vendndodhjes së një vrasje.
Dëshmitarë dhe vetë i akuzuari Komandant ‘Molla e kuqe” në rastin Perteshi, janë munduar të dëshmojnë se Haxhi Perteshi ishte vrarë nga forcat serbe, sepse trupi i tij ishte gjetur aty diku afër një pike të forcave serbe, dhe buzë rrugës në fshatin Duhël të Suharekës.
Kështu kishte dëshmuar edhe një komandant i asaj nënzone, Jetullah Qarri - “Guri”, sipas të cilit, në dëshminë e dhënë në gjykatë në vitin 2017, Haxhiu ishte vrarë nga forcat serbe dhe se ai këtë e kishte dëgjuar në istikamet e UÇK-së.
Por, ky ka ndërruar jetë në mars të vitit 2018.
Ndërsa, i akuzuari “Molla e kuqe”, deri më tash e ka mohuar se e njeh viktimën. Bile ka gënjyer në gjykatë duke thënë se nuk ka vperuar thuaja fare në atë zonë, ndërsa disa dëshmitarë thonë se e kanë parë në vazhdimësi, përfshirë djalin e viktimës Agronin.
Por, asnjë prej komandantëve nuk kanë arritur ta mohojnë faktin se ata kishin qenë prezent kur e kishin rrëmbyer nga shtëpia, në prani të familjes Haxhi Perteshin, shumica ishin të maskuar nga 5-6 ushtarët, në natën e 26 qershorit 1998.
Për dallim nga disa të arrestuar të tjerë, Azemi përshkruhet që ka pasur një fizik shumë në formë, fuqi dhe i zhvilluar. Kjo gjë edhe ia kishte mundësuar t’i zgjidhte duart, t’i zbulonte sytë dhe të shihte se çfarë tmerri po bëhej aty.
Ta shihte se si e kishin rrahur brutalisht Sejdi Perteshin, i cili ishte lënë i lirë, pas vrasjes së vëllait, ndaj të cilit edhe në seanca gjyqësore nipërit e tij janë ankuar se nuk po e thotë të vërtetën.
Po ashtu e kishte pare që ishin rrahur Xhemajli Elshani, Shaban Lubovci dhe e kishte parë të vdekur tashmë, Haxhi Perteshi.
Ky me shumë gjasë pas së paku 2-3 dite nga vrasja do të lihej trupi i tij në vendin e përmendur, pasi sipas dëshmitarit Haki Perteshi, trupi i tij ishte prishur, prandaj edhe nuk e kishin bartur për ta varroru me ndonjë kerrë (automjet), por me një traktorë.
Kidnapimi i dytë
Disa ushtarë të uniformuar të UÇK-së, shumica të maskuar, përveç njërit, ia kishin dalur ta arrestonin Hysni Stoliqin. Pasi e marrin me forcë këtë nga shtëpia, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe ta thirr në shtëpi Azemin, që të dlte jashtë.
Kështu që duke besuar se kushëriri i tij Hysniu, 56 vjeçar, po e thirrte për ndonjë shqetësim, vendos të dalë jashtë shtëpisë dhe ta takojë. Sapo del ky, ai do të vihej në shënjestër të armëve.
Ai do të përpiqet të rezistonte, që të mos arrestohej, dhe kur del jashtë shtëpisë dhe i sheh se kush janë, dhe e kupton se ishte kurthë, kapet fizikisht me ta, ndërsa përpiqet edhe gruaja e tij ta ndihmojë, të cilën e godasin rëndë “ushtarët e UÇK-së”, me automatikë.
Vetëm pas një distance prej rreth 500 metrave nga shtëpia duke ecur në drejtim të malit, tek vendi i quajtur “Mali i Bales”, vritet Azemi.
Por, fat më të mirë nuk do të ketë pastaj as Hysniu. Pas pak do të vritej edhe ai, sepse nuk mund të lihej gjallë një tjetër dëshmitarë.
Pas vrasjes së një personi të kërkuar nga UÇK-ja, gjithmonë vriteshin dëshmitarët, që flisnin apo besohej se mund të flisnin, qoftë në luftë, qoftë gjatë proceseve gjyqësore. Gjithmonë kishte një ‘hallkë’ për vrasje.
Sot, familjet Stoliqi duan ta dinë ku janë varrosur trupat e prindërve të tyre, dhe që më në fund të drejtësia të fitojë!
“Dita e gjykimit po vjen”
Shpjegim nga djali i Azemit:
Azemi u kidnapua përafërsisht me 24 Qershor 1998 dhe u transferu në Shtabin e Luzhnicës, ku u maltretu fizikisht tej mase.
Por, fati ti u lirua pas një jave.
Gjatë qëendrimit në atë Shtab të mallkuar, i liron duart dhe heq shaminë nga sytë dhe kishte parë shumë t‘merre aty. E sheh edhe Xhemajli Elshanin, Shaban Lubovcin dhe prindin tonë Haxhi Perteshi, i cili veç ishte pa shenja jete dhe një person tjetër për ne i njoftur, për këtë t‘merr pas lirimit ia la djalit të vet amanet duke ja treguar të gjitha.
Por, pse u deshtë prap të merret Azemi në naten e Shtatorit të vitit 1998, a thua ishte kjo arsyeja nga tmerri që kishte parë dhe nga frika që mos të zbulohet diçka, nga ai shtab i mallkuar nëse mendoni ashtu e keni gabim sepse ai ia la amanetin djalit të vet para se të kidnapohet për së dyti,
E pse u deshtë edhe Hysni Stolliqi të kidnapohet që ishte mik dhe shok i Prindit tonë Haxhi Perteshit apo kushëri dhe jo veç kushëri, por edhe shok i Azemit.
Hysniu u përdor si karrem (lodër) për ta nxjerrë ma lehtë Azemin nga shtëpia.
Sipas djalit të Azemit të dytë kidnapohen dhe në malin mbi fshat i dëgjon dy krisima, aty vritet Azemi dhe pas pak ndalohen nga dy ushtarë, tani të „njohur” te një pik ushtarake, njëri ushtar shkon për të marr leje dhe njëri qëndron aty duke e ruajtur makinën bus, pasi kthehet shoki i tij i tregon se çka je duke ruajtur, hap derën dhe e sheh Azemin të vrarë, e Hysniu akoma i gjallë. Pas një marrëveshje lejohen të vazhdojnë rrugën dhe pas pak privohet nga jeta mizorisht edhe Hysniu.
Por, ku dhe kush i vorrosi të ndjerit tani i „njohur me emër dhe mbiemër”, por pse pse u deshtë t’ju hupin gjurmët a thua që janë të njëjtit kriminel si në rastin e prindit tonë (Perteshi).
Tani këta luana janë më afër se kurrë për zbardhjen e fatit të prindërve të tyre,
Bëhuni gati Ooo ju horra se dita po ju afrohet, Z.H.P