Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se ndanë shtëpinë me djalin e tij, andaj pasurin e ka publikuar të përgjysmuar.
Ai ka deklaruar se posedon shtëpi, tokë dhe mal të cilave nuk i ka caktuar vlerën.
Poashtu ka deklaruar se posedon dy vetura njerën në vlerën 25 mijë euro në emër të tij, dhe 10 mijë euro në emër të bashkëshortes.
Mbi 55 mijë euro i ka deklaruar të kursyera në emër të tij dhe bashkëshortes. Mbi 30 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore dhe rreth 250 euro pagë të bashkëshortes për këshilldhënie.