“Do të ishte budallallëk të pritej kjo gjë” Daniel Servwr flet për liberalizimin e vizave dhe dialogun

Aktuale

“Do të ishte budallallëk të pritej kjo gjë” Daniel Servwr flet për liberalizimin e vizave dhe dialogun

Më: 3 janar 2022 Në ora: 11:30
Danier Serwer

Profesori universitar në John Hopkins University, Danier Serwer, ka thënë se nuk do të ketë takim të ri ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, para se të mbahen zgjedhjet e prillit në Serbi.

“Ka mundësi që të ketë takim, por dyshoj që kjo gjë mund të ndodh para zgjedhjeve në Serbi”, ka thënë Serwer.

Profesori amerikan, po ashtu, ka thënë se nuk pret që të hiqet regjimi i vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

“Do të ishte budallallëk të pritej kjo gjë, por shpresoj të ndodh në 2022. Francezët dhe holandezët duhet t’i shpjegojnë Prishtinës pse ngurrojnë dhe t’i japin shans Prishtinës të përmbushin pse-të”, ka thënë Serwer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat