Nafi Krasniqi, vëllai u Vasfije Krasniqit ka dhënë sqarim lidhur me “plumbin qorr” që natën e Vitit të Ri, depërtoi në shtëpinë saj.
Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ngjarja ka ndoshur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA! Ndonse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme”, ka shkuar ai.
Postimi i plotë:
Fillimisht më lejoni të ju njoftoi se Vasfija-Buqa është mirë dhe, e pashqetësuar po kalon pushimet në SHBA!
Ndonse, këto dy ditë kam pranuar telefonata të shumta në lidhje me predhën “plumbin qorr” që goditi dritaren e shtëpisë së Buqës, e që me të drejtë pyesnin për Buqen dhe, atë nëse kjo mund t’ket qenë e qëllimshme.
Siq, e ceka më lartë Buqa është në SHBA dhe kjo ka ndodhur atje, madje, në momentin kur ka ndodhur Buqa ka qenë ulur në ulësen pranë dritares, e që me të drejtë në ato momente Buqa dhe, të gjithë ne kemi qenë të shqetësuar, qoft për rrezikun paraprak apo edhe mos kjo ka qenë e qëllimshme.
Përderisa, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet lokale, ne presim cili do të jetë rezultati i hetimeve, nëse do të ketë ndonjë rezlutat apo gjithçka do të mbetet me kaq, e rëndësishme është që Buqa është mirë, dhe pa asnjë hezitim do të vazhdoi tutje!
Shëndet e suksese në 2022!