Lirimi i Hashim Thaçit nga burgu i Hagës/ Reagon Naim Miftari

Aktuale

Lirimi i Hashim Thaçit nga burgu i Hagës/ Reagon Naim Miftari

Nga: N. Sh. Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:33
Hashim Thaçi

Tashmë një kohë po flitet për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga burgu i Hagës.

Por, kjo mbetet vetëm një dëshirë e tij dhe avokatëve të Thaçit, pasi që, në Gjykatën Speciale në Hagë nuk pajtohen për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së.

Një ndër shumë arsyet është mundësia e friksimit të dëshmitarëve, por nuk duhet harruar edhe akuzat e rënda që peshojnë mbi ta.

për këtë çështjen e lirimit të Thaçit nga burgu i Hagës, Naim Miftari thotë se i duket si një telenovelë.

Kjo telenovelë sipas tij, është telenovela e vizave që me vite të tëra është premtuar që do të ndodhë, madje edhe është festuar nga ish-qeverisjet e kaluara një që e tillë.

“Lirimi nga burgu i Hagës i Hashim Thaçit që e ka pat ngrit me Kadri Veselin me i dërgu shokët e vet, jo sot po lirohet, jo nesër lirohet, jo pasnesër lirohet... ngjan shumë sikur telenovela e liberalizimit të vizave, kur na i hoqën vizat Kosovës? ehhh kafe dynja sa shampanja u kon pi atë natë kur ndodhi liberalizi pardje..!”, shkruan Miftari në një postim në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat