Analisti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar largimin masiv të të rinjve nga Kosova.
Për këtë gjë, ai ka kritikuar gjednjen politike, shoqërore dhe ekonomike.
Madje, Mulliqi kërkoi që kjo temë të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Çdo hulumtim për shpërngulje nga Kosova, na tregon se këto po bëhen nga korrupsioni dhe shoqëria e shkatërruar. Të larguarit e rinj të pas luftës, po ikin nga krimi dhe korrupsioni, po ikin nga gjendja e parregulluar shoqërore dhe politike, po ikin nga mungesa e shtetit të së drejtës, po largohen masovisht nga primitivizmat dhe provincializmat, nga politikat dhe politikanët të cilët nuk po lirohen nga logjika e kaluar komuniste. Shumica mendojnë se nga këto fenomene negative nuk kanë mundësi të bëjnë jetë më të mirë, dhe se nuk ka mundësi të prosperimit dhe as të punësimit në Kosovë. Kur shteti organizohet dhe udhëhiqet dobët nga politikanët e pa aftë, nga politikat pa vizion e të pa shpresa, natyrisht se njerëzit nuk dëshirojnë të kalojnë më jetën aty. Lidhur me këtë temë askush nuk po merret edhe pse është njëra ndër temat e rëndësishme, që lidhet edhe me ekzistimin e shtetit të ri të Kosovës. E kur bëhet fjalë për partitë tona politike, kurrë nuk kanë menduar deri më sot, ta vendosin në Kuvendin e Kosovës temën e të ikurve nga vendlindjet e tyre. Nuk ka dyshim se me heqjen e shkaqeve, njerëzit edhe mund të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës. Krahas ndryshimeve substanciale shoqërore dhe politike, duhet ndryshuar edhe mentaliteti ynë lidhur më këtë pyetje. Kosova dhe qytetarët e saj mjaftë gjatë kane lejuar të robërohen në konstruktin e saj të brendshëm …