Deputeti i Kuvendit të Kosovës që përfaqëson komunitetin rom, Erxhan Galushi, ka mirëpritur një vendim të Qeverisë së Kosovës për përfituesit e skemave sociale e që sipas të cilit u hyn në punë edhe komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.
Ai ka përmendur se kriza energjetike në vend i ka prekur këto komunitete, që sipas tij janë të rregullta na pagesën e energjisë.
“Pa marrë parasysh kushtet e tyre çdo herë kanë gjetur mundësinë që ta paguajnë rrymën”, është shprehur Galushi.
Më tej Galushi ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po i ndihmon komunitetet pakicë.
“Kur ka qenë koha më e vështirë e pandemisë 2019-2020 i ka rënduar kushtet e komuniteteve. E falënderoj diasporën tonë që ka qenë në gatishmëri për t’i ndihmuar komunitetet që u takojnë. Edhe shteti, me ardhjen e Qeverisë Kurti u ka ardh në ndihmë këtyre komuniteteve me masat sociale. Diku 50 milionë janë ndarë për masën 3 për nevojat e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve”.