Reagon shefi i Konsullatës së Kosovës në Kanada: Krenohemi me Ylber Kusarin në shoqërinë kanadeze

Aktuale

Reagon shefi i Konsullatës së Kosovës në Kanada: Krenohemi me Ylber Kusarin në shoqërinë kanadeze

Nga: G.B Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:04
Donat Syla

Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla, ka reaguar pas lajmeve për martesën e Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu ka thënë se me Ylberin krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlera intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që ka ai.

Postimi i plotë:

Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat