Një mërgimtar nga Kosova derisa po kthehej nga Kosova në Itali, në kufirin kroat është dënuar me 2100 euro gjobë.
Kjo pasi ai me vete kishte rreth 50 kg mish të terun dhe nuk i është lejuar të kaloj kufirin pa paguar.
Për Gazetën ai ka dhënë një mesazh për mërgimtaret e tjerë që të mos iu përsëritet i njëjti fat si I tij.
“Përshëndetje jam një mërgimtar që jetoj në Itali, kam qenë në Kosovë e po sa u ktheva në kufirn e Kroacisë. Dogana kroate më denoj 2100 euro për 50 kg mish të terun. Ju kisha lut të tjerët se mos të marrin mish se e kanë fatin tim edhe të tjerët”, tha thënë ky mërgimtar.