Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Ata kanë biseduar për sigurinë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.
Postimi në Facebook:
Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat.