Gjenerali serb akuzohet për gjenocidin në Srebrenicë – e kishte mbrojtur Karaxhiqin në Hagë

Aktuale

Gjenerali serb akuzohet për gjenocidin në Srebrenicë – e kishte mbrojtur Karaxhiqin në Hagë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:55
Karaxhiq

Zyra e Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës ngriti të martën një aktakuzë për krime lufte kundër gjeneralit të pensionuar të ushtrisë serbe të Bosnjës, Milenko Zhivanoviq, i cili akuzohet për pjesëmarrje në gjenocidin e korrikut 1995 të boshnjakëve në Srebrenicë.

Gjatë luftës, Zhivanoviq (75 vjeç) ishte komandant i të ashtuquajturve “Korpusi Drina” i ushtrisë serbe të Bosnjës, zona e përgjegjësisë së së cilës ishte Bosnja Lindore.

Aktakuza thotë se ai ishte pjesëmarrës në një sipërmarrje të përbashkët kriminale që çoi në persekutim etnik masiv dhe në vrasjen e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga zonat e Srebrenicës dhe Zepës.

Që nga marsi i vitit 1995, trupat nën komandën e Zhivanoviqit kanë bllokuar zonën e mbrojtur të Srebrenicës, duke ndërprerë furnizimet për popullsinë atje, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Më pas Zhivanoviq urdhëroi sulme artilerie ndaj civilëve dhe banesave në Srebrenicë për të krijuar kushte të padurueshme jetese në zonën e mbrojtur nga OKB-ja.

Zhivanoviq dhe vartësit e tij morën pjesë në ndarjen e burrave dhe djemve boshnjakë nga familjet e tyre pas rënies së Srebrenicës dhe në ndalimin dhe ekzekutimin e tyre. 

Zhivanoviq ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin e kriminelit serb, ish-liderit të serbëve në Bosnjë, Radovan Karaxhiq përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY). Karaxhiq u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat