Mjeku shqiptar në Suedi: Vaksinohuni, mos i dëgjoni budallenjtë

Aktuale

Mjeku shqiptar në Suedi: Vaksinohuni, mos i dëgjoni budallenjtë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:28
Rushit Arifi

Mjeku nga Kosova, në Suedi, Rushit Arifi ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i dëgjojnë manipulantët e budallenjtë, të cilët sipas tij, e thonë të kundërtën.

Arifi ka thënë se njerëzit duhet të dëgjojnë atë që thotë shkenca e të vaksinohen.

“Bëj apel te njerëzit që vaksinohuni, vaksinohuni mos i ngoni manipulantat, mos i ngoni budallt, mos i ngoni jeshizinë por ngoni shkencën. Njerëzit e paditur mendojnë që s’bon me u vaksinu, dëgjoni shkencëtaret”, ka deklaruar ai.

Në studio me Arifin ishte edhe Arianit Sllamniku, organizues i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID.

Sllamniku dhe Arifi janë përplasur në lidhje me vaksinimin.

Sllamniku ka thënë se nuk është e nevojshme që qytetarët të marrin vaksinën, derisa është shprehur që Qeveria Kurti po i obligon që ta bëjnë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat