Lajmi për martesën e vëllait të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë është bërë temë diskutimi në medie e rrjete sociale.
Pas këtij lajmi erdhën reagime të shumta në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe jetës private.
Megjithatë është dikush që mendon se edhe përkrahja e tepërt publike përbën diskriminim.
Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se personat si në rastin e sipërpërmendur duhet të trajtohen si të barabartë me të tjerët.
“Linçimi për shkak orientimit seksual është diskriminim. Por, edhe mbrotja e tepërt publike e këtyre personave, është një lloj diskriminimi. Sidomos e personave privat.
Thjesht, ata kanë nevojë me i trajtu si të barabart me të tjerët - çfarë edhe janë, dhe me i lënë rahat në orientimin dhe jetën e tyre”, shkroi Koci.