Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, përkujtoi Kolonel Tahir Zemajn në 19 vjetorin e vrasjes.
Selmanaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kolonel Zemaj u vra vetëm pse ishte patriot i madh dhe përkrahës i Presidentit Rugova.
Ai potencoi se edhe pas 19 vitesh shqiptarët janë në pritje dhe kërkim drejtësie për Kolonelin, Enisin dhe Hasan Zemajn.
Postimi i plotë:
Të vranë tinëzisht vetëm pse ishe patriot i madh, atdhetar i pashoq dhe bashkëpuntorë i ngushtë i Presidentit Rugova.
Edhe pas 19 vitesh shqiptarët janë në pritje dhe kërkim drejtësie për Kolonelin, Enisin dhe Hasan Zemajn. Qetësia e trupave të tyre dhe mbarë popullit shqiptarë arrihet vetëm kur autorët dhe urdhërdhënësit gjakprishun marrin dënimin e merituar.
Lavdi e pafundme Kolonel Zemaj
">Postimin e plotë të Selmanajt e gjeni këtu