(E plotësur 11:50) - Varrimi i gazetarit Hysni Syla do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.
Syla vdiq pasi u godit nga një veturë në Mitrovicë mbrëmjen e së martës.
***
Ka vdekur në moshën 71 vjeçare ish- gazetari veteran, i "Bota sot" Hysni Syla, pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.
Ai ka qenë korrespodent nga Mitrovica p;r "Bota sot".
Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë.
Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.
Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.
Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.
71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.
***
Një vozitës ka goditur një këmbësor në Mitrovicën e Jugut, gjendja e të cilit është e rëndë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
Merret vesh se i aksidentuar është gazetari veteran nga Mitrovica, Hysni Syla, i cili shkaku i lëndimeve të rënda po vazhdon të trajtohet në QKUK.
Policia njofton se me vendim të prokurorit vozitësi i automjetit të përfshirë në aksident është dërguar në mbajtje.