Reagon presidenca e Kosovës pasi ShBA e shpalli “non grata” Dodikun

Aktuale

Reagon presidenca e Kosovës pasi ShBA e shpalli “non grata” Dodikun

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:47
Milorad Dodiku

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinoviçi dhe Radoiçiqi janë lidhja kriminale e “Botës serbe”.

“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje.

Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat