“Uragani amerikan vetëm sa ka filluar”/ Paralajmërohen emra të rinj në listën e zezë amerikane

Aktuale

“Uragani amerikan vetëm sa ka filluar”/ Paralajmërohen emra të rinj në listën e zezë amerikane

Nga: N. Sh. Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:59
Ilustrim

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike,  dhe analisti Fatmir Sheholli, ka reaguar pasi SHBA-ja ka futur sot në listëz e zezë disa emra të politikanëve serb në Bosnje.

Në mesin e persoanve të futur në listën e zezë amerikanë është edhe Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Sheholli përmes një postimi në facebook, shkruan se ‘uragani amerikan vetëm sa ka filuar’.

Ai shton se për këtë kishte paralajmëruar dy javë më parë, duke paralajmëruar edhe më tutje emrat të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe personaliteteve politike që do të përfshihen në listën e zezë amerikane.

Postimi i plotë:

Siç pata paralajmruar para dy javësh, muaji janar do të jetë shumë dimensional në vendosjen në (personaliteteve politike, biznesore e të ndërlidhura me korrupsionin, krimin e organizuar dhe flirtimin me shërbimet antiamerikane) Listën e Zezë të SHBA-ve.

Sot edhe zyrtarisht ju përforcua nga departamenti i thesarit amerikan Millorad Dodikut.

Gjumë të rehatshëm nuk do të ketë askush që ka ra ndesh me zhvillimin e demokracisë në Ballkanin perendimor!

Uragani amerikan vetëm sa ka filluar. Zoti i bekoft SHBA-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat