Imer Mushkolaj paralajmëron goditjen e Amerikës edhe në Kosovë: Nuk shpëton askush veç pse pisket “Amelika, Amelika”

Aktuale

Imer Mushkolaj paralajmëron goditjen e Amerikës edhe në Kosovë: Nuk shpëton askush veç pse pisket “Amelika, Amelika”

Nga: N. Sh. Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:18
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pasi SHBA-ja i ka vënë sanksione anëtarit serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Mushkolaj në një postim në facebook, thotë se i vjen rendi edhe Kosovës, për sanksione të tilla.

Sipas tij, nuk mundet me i shpëtu askush veç pse pisket “Amelika, Amelika”.

“Amerika godet Milorad Dodikun duke i vënë sanksione dhe fut në listën e zezë politikanë të tjerë në Bosnjë, të përfshirë në korrupsion.

I vjen rendi edhe Kosovës.

Nuk mundet me pshtu kërkush veç pse pisket "Amelika, Amelika"”, shkruan Mushkolaj në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat