Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar Jeta Rafunën shefe të grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Rafuna përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se kjo detyrë e re i jep ende përgjegjësi për të punuar edhe më shumë për qytetin e Prishtinës.
Kujtojmë se sot është zgjedhur, Fehmi Kupina nga radhët e LDK-së.
“E emëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi i asambleistëve të LDK-së nga sot do të ushtrojë poziten e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK- së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës”, ka shkruar Rafuna.