Zyrtarët e Speciales e thonë: Në Hagë nuk po gjykohet e as nuk do të dënohet UÇK, por individë që bënë krime dhe vrasje!

Aktuale

Zyrtarët e Speciales e thonë: Në Hagë nuk po gjykohet e as nuk do të dënohet UÇK, por individë që bënë krime dhe vrasje!

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:45
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj

Angela Griep Zëdhënëse e Gjykatës Speciale në Hagë në një intervistë ekskluzive për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka folur mbi punën dhe organizmin e gjykatës gjatë këtij viti, mbi proceset gjyqësore, për ate se në Hagë apo Gjykohet UÇK? pastaj për kohëzgjatjen dhe nismën e procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve e për shumëçka tjetër me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lajmi i parë për këtë vit nga Haga: Ne muajin shkurt e nisim me seancën e radhës me Thaçin, Veselin dhe te tjerët. Gjykata speciale dihet kur fillon, por jo kur përfundon, meqë ajo jo veç sa ka filluar punën e një procesi të gjatë.

Zyrtaret e Gjykatës speciale e thonë shumë qartë se Haga nuk po merr në pyetje, ajo nuk po bën hetime kundër UÇK-së, por disa individëve që bënë krime njëkohësisht Gjykata Speciale për krime në Kosovë nuk po gjykon as nuk do të dënojnë UÇK-në, por individët me uniforme e pa të që bënë krime dhe vrasje kundër civileve, njerëzve të pafajshëm. Sikur të ishte vërtetë Haga apo komuniteti ndërkombëtar kundër UÇK-së, atëherë specialja po dashka me arrestuar, me burgosur 20-30 mije apo s`ka pasur ushtare, ish-pjesëtarë të UÇK-së, thonë zyrtaret nga Haga duke konfirmuar qartë se “Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjës vetëm personat individualë për krimet që ata kanë kryer si individë, jo si përfaqësues të një komuniteti, organizate ose grupi etnik. (“the Specialist Chambers will only hold accountable individual persons for crimes they committed as individuals, not as representatives of a community, organization or ethnic group”), citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch zyrtaret nga Haga.

Pyetje: znj. Griep mund të na tregoni për aktivitetin e Dhomave të Specializuara në Hagë në fillim të vitit? Kur do të fillojë gjyqi i parë?

Përgjigja: Procedurat janë duke u zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) në katër raste ku janë përfshirë tetë persona të akuzuar, të cilët të gjithë janë të paraburgosur në objektet e paraburgimit të DSK-së në Hagë. Gjykimet kanë filluar në vitin 2021 në dy prej këtyre lëndëve, në rastin e Prokurorit Special kundër Salih Mustafës dhe në rastin e Prokurorit të Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Seancat gjyqësore për rastin e Salih Mustafës do të rifillojnë më 18 janar me dëshminë e dëshmitarit të njëmbëdhjetë. Në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Mbrojtja e z. Haradinaj dha fjalën hyrëse në dhjetor dhe pritet të fillojë me paraqitjen e provave më 11 janar 2022.

Pyetja: Kur do të fillojë procesi kundër Thaçit dhe Veselit dhe të tjerëve..?

Përgjigjja: Rasti i Prokurorit Special kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit aktualisht është në fazën paraprake. Është shumë herët të thuhet se kur do të fillojë saktësisht gjyqi. Seanca e radhës paraprake për këtë rast pritet të mbahet në shkurt të vitit 2022. Ligji rregullon qartë përgjegjësinë individuale dhe jo përgjegjësinë e një komuniteti, organizate apo grupi (etnik). Dhomat e Specializuara mund të ndjekin penalisht shtetas të Kosovës që mund të kenë kryer krime të kompetencës sonë, si dhe individë të shtetësisë tjetër që mund të kenë kryer krime të tilla kundër qytetarëve të Kosovës. E thënë thjesht, Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjës vetëm personat individualë për krimet që ata kanë kryer si individë, jo si përfaqësues të një komuniteti, organizate ose grupi etnik.

Pyetja: A e din kush sa vite do të zgjasë aktiviteti i kesaj gjyakate spaciale?

Përgjigjja: Kohëzgjatja e procedurës varet në një masë të madhe nga kompleksiteti i çështjes. Ndërsa Rregullorja e Procedurës dhe Provave përfshijnë disa afate kohore për veprime të caktuara me qëllim që të sigurohet procedura efikase, është e pamundur të thuhet në këtë fazë se sa do të zgjasë procedura, përfshirë fazën e gjykimit. Rasti Prokurori Special kundër Thaçit et al. aktualisht është në fazën paraprake. Gjatë kësaj faze, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancat, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurës dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (të referuara si propozime paraprake). Prokurori i Specializuar duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin aktakuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori i Specializuar synon të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Gjithashtu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin e Specializuar listën e dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim.. Pas përfundimit të përgatitjeve, gjyqtari i procedurës paraprake do t’ia transferojë dosjen e lëndës një trupi gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë dhe një gjyqtar rezervë, që do të caktohet nga Kryetari. Vetëm atëherë do të përfundojë Faza Paragjyqësore dhe do të fillojë Faza e Provës. Se sa do të zgjasë faza e gjykimit, varet nga shumë faktorë, si numri i dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Specializuar dhe ekipet e Mbrojtjes dhe numri i akuzave që do të diskutohen.

Pyetje: Jemi dëshmitar se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavisë se kjo gjykate ndërkombëtare zgjati 30 vjet. Po gjykata speciale Hagës për krime ne Kosovë e din kush sa vite do të zgjasë aktiviteti i saj?

Përgjigjja: Duke qenë se kohëzgjatja e procedurës varet nga shumë faktorë që ende nuk dihen, nuk është e mundur të komentohet se sa do të zgjasë procedura. Mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë Qeverinë e Kosovës se hetimet dhe procedurat kanë përfunduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat