Nga aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt u arrestuan shtatë persona.
Gjatë ditës, u raportua se njëri nga të arresuarit është kryeinspektor në Ministrinë e Ambientit, Bedri Halimi.
Përpos Halimit, është arrestuar edhe Arben Çitaku ish-sekretar i Ministrisë së Ambientit.
Gjatë aksionit të policisë sot u bastisën 10 lokacione përfshirë edhe objektin e Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës.