Ish-Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, vlerëson se shpallja non grata e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik është goditje mbi planet serbo-ruse për formimin e “Serbisë së Madhe”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj Dodik për të parandaluar ndarjen e Bosnjës”, është shprehur Tahiri.
Postimi në Facebook:
SHBA dhe Gjermania sonte vendosen sanksione ndaj Dodikut per ta penguar ndarjen e Bosnjes. Kjo eshte nje goditje direkte per planet Serbo-Ruse per krijimin e 'Serbise se madhe'.