Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka reaguar edhe ish-deputetja Aida Dërguti.
Dërguti, ka komentuar në postin e shpërndarë të ish-deputetit Dardan Sejdiu në Facebook për arritjen e koalicionit në komunën e Gjilanit, ndërmjet dy subjekteve politike.
Derisa, Dërguti ka ironizuar me koment.
“Qysh po mbetet puna e krimit e korrupsionit? A ka zbritë nëpër komuna a jo?”, ka komentuar Dërguti.