Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij.
Në një postim në Facebook, ai ka prekur me fjalët për vëllanë e tij, duke thënë se lajmin për vdekjen e tij ia dha nipi i tij, Zeneli, përcjell Bota sot.
Positmi i plotë i tij në Facebook:
Sa e thjesht jeta.
Dje po kthehesha nga Rugova me dy mendje: S’po shkoj sot, po e la për nesër, se mbase nesër s’do t’i ketë djemtë e vajzat e mërgimit pranë, e unë ia heq mallin.
Por e sotmja s’qenka dje!
E sotmja paska qenë vdekje për tim vlla!
Lajq m’shkruen Zeneli, nipi
Po?
Vdiq Isuf Alia!
Sa e thjesht jeta dhe sa gabim kur t’sotmën e len për nesër!
Dje isha me ia pa vllazninë ndër vorre
Nesër do t’shkoi edhe atij vorrin me ia pa!
Pusho im vlla, se boll je lodhë atyne krepave!