Qytetarët e Kosovës u tronditën nga lajmi i vrasjes së një gruaje në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga bashkëshorti i saj.
Skender Qerimaj kishte vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa e ndjera Lirije Qerimaj 48 vjeҫare, vetëm pak ditë më parë e kishte raportuar atë në polici për dhunë fizike. Në këtë rast ishte njoftuar edhe prokurorja kujdestare që ishte Stojanka Kasaloviҫ, prokurore me kombësi serbe.
Vendimi i prokurorë serbe ishte që dhunuesi të lirohet në procedurë të rregullt.
Kjo është prokurorja e cila liroi në procedurë të rregullt burrin që dyshohet se vrau gruan e tij në Llaushë.
Ndërsa vetëm katër ditë më pas, i njëjti ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij./Bota sot