Pas reagimit publik që bëri profesori Sadri Ramabaja, duke kërkuar lirimin e kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, reagim të njëjtë ka bërë edhe biznesmeni Burim Piraj.
Bedri Halimi u arrestua sot gjatë aksionit “Brezovica”, për ryshfet dhe korrupsion.
Në reagimin e tij dr. Sadri Ramabaja ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë prangat në duart e Halimit, pasi sipas tij, ai ishte një prej ish të burgosurve politik nga më të dinjitetshmit.
E që Halimi është “patriot i madh” e thotë edhe biznesmeni Burim Piraj.
Ai shkruan në facebook se, Halimi është edhe punëtor i madh i çështjes kombëtare, madje sipas tij, tërë jetën ia kushtoi atdheut.
Piraj shpreson që ta sheh nesër të lirë Halimin.
“Për Bedri Halimin!
Po e them publikisht!
Mund të ketë gabuar se të gjithë ne mund të gabojmë por se besoj ta ket bërë këtë për përfitim material për vetveten!
Është patriot dhe punëtor i madh i çështjes kombëtare!
Tërë jetën ia ka kushtuar atdheut!
Shpresoj që nesër ta shoh në liri dhe të vërtetohen fjalët e mia!”, shkruan biznesmeni Burim Piraj.