Publicisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka komentuar deklaratën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci lidhur me kryeministrin Albin Kurti.
Maxharraj thotë se Lladrovci së pari duhet të mësoj gjuhën shqipe para se të përballet me kryeministrin Kurti.
“Ramiz Lladrovci para duelit me Kurtin duhet të mësoi mirë gjuhën shqipe, sepse gjuha shqipe e tij është i një niveli të një nxënesi të kl.IV. Ramiz Lladrovci kryetar i Drenasit, paska qeshë sot me vetën, ky farë Pilifunci krejtë e ka bërë vetën budall kur paska thënë:"Albinin e kisha sos nëse do të ishte kandidat në Drenas, jo veç me vota por edhe me duele në debate televizive”. Por Ramiz Ladrovci është tepër vocërrak me i dalë Albin Kurtit përballë”, thotë Maxharraj.
Sipas tij, “Ramiz Ladrovci nuk ka nafuz e as dije të mjafteshme për përballje më kolosin e dijes dhe mençurisë Albin Kurtin”.
“Ramiz Lladrovci për përballje me Albin Kurtin në ndonjë debat televiziv së pari duhet të mësoi të flasë mirë gjuhën shqipe, sepse niveli i i tij në gjuhën shqipe arrinë deri te nxënësi i klasë IV të fillores. Kështu është kjo puna e këtyre e këtyre Pilifuncave që bëjnë yrysh pa e kapërcyer gardhin”, thekson publicisti Maxharraj.