Deliu-Kodra ngushëllon familjen Veseli: Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe

Aktuale

Deliu-Kodra ngushëllon familjen Veseli: Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:39
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Deliu u ka shprehu ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën.

Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe! Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe atyre që e njohën”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, Ajshe Veseli ka vdekur sot në moshën 93-vjecare.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat