Flasin nga Gjykata Speciale, tregojnë a do të lejohet Kadri Veseli të merr pjesë në varrimin e nënës

Aktuale

Flasin nga Gjykata Speciale, tregojnë a do të lejohet Kadri Veseli të merr pjesë në varrimin e nënës

Më: 7 janar 2022 Në ora: 12:00
Kadri Veseli

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit, teksa po mbahet i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Por, ende nuk dihet nëse Veseli do të lejohet të vijë në varrimin e nënës së tij.

Nga Gjykata Speciale në një përgjigje thonë se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

Se a do të lejohet Veseli të vijë në Kosovë pritet të vendos paneli.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Kujtojmë se pasi i vdiq babai Kadri Veseli u lejua që të merrte pjesë në të pame, për t’u kthyer sërish në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Fazli Veseli vdiq më 7 korrik të vitit të kaluar, në moshën 94-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat