(E plotësuar 14: 9) - Për herën e tretë me radhë ka rezultuar si i rrejshëm alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Kryeqytet.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bëri të ditur për gazetën "Bota sot" se rreth orës 12:30, ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Kjo Informatë është trajtuar nga ana e policisë dhe pas pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
"Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm", thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës për gazetën "Bota sot".
Alarmi për bombë: Pamje kur Policia evakuon zonën tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë
Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Një person ka telefonuar Policinë dhe u ka thënë atyre se ka vendosur mjet shpërthyes në Stacion.
Menjëherë pas saj, policia ka larguar të gjithë njerëzit dhe autobusët nga ambienti i stacionit.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, kanë thënë nga Policia.
Për më shumë, ndiqini pamjet poshtë.
***
Për herë të tretë brenda pak javësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar sërish telefonatë anonime, përmes së cilës dikush ka njoftuar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast Policia ka njoftuar se ka evakuuar qytetarët në atë zonë.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.”
Policia tutje ka njoftuar se telefonatën e kanë marrë rreth orës 12:30.