Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Një person ka telefonuar Policinë dhe u ka thënë atyre se ka vendosur mjet shpërthyes në Stacion.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, kanë thënë nga Policia.
Nërkaq ky është momenti kur Policia evakuon zonën tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
