Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Nga ky raport nuk kemi asnjë të vdekur, ndërsa kemi 144 raste pozitive, përcjell “Bota sot”.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/07/auto_271558169_2180399088784333_102623701115433206_n1641564419.png)
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë MSH kërkon të mbahen maskat, të respektohet distanca dhe të mbahet higjena.
Të dhënat e detajizuara i gjeni KËTU.