Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Ai në një postim në Facebook ka uruar që qytetarët e besimit ortodoks, kjo festë t`i gjej të lumtur dhe t`iu sjell mbarësi dhe begati.
Postimi i plotë:
Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur, dhe t’u sjellë mbarësi e begati.
Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë.
Edhe një herë ju uroj, juve e familjeve tuaja, dhe u dëshiroj paqe dhe gëzim.
Gëzuar Krishtlindjen!